Këndet sferike në CSS3
Cascading Style Sheets apo CSS është standardi modern i një faqeje moderne. Me bashkëveprim me HTML apo XHTML, CSS ndryshon formatin e faqes duke filluar nga ngjyrat e deri të ndryshimet më të komplikuara, CSS me një fjalë i jep dukjen e jashtme të faqes.
Për ti avancuar edhe më tepër faqet e sotme është punuar shumë për krijimin e mundësive shtesë dhe është krijuar CSS3. CSS3 nuk funksionon në disa shfletues të vjetër siç është Internet Explorer 6.
Nëse keni njohuri më parë për CSS2 do ta kuptoni shumë lehtë dhe do të mësoheni me CSS3.
1.Hapi i parë
Hapeni skedarin tuaj, që zakonisht është style.css dhe shtoni këtë tekst, ruajeni dhe pastaj mbylleni:
background-color: #FF0000;
border: 1px solid #FF0000;
-moz-border-radius: 20px;
-webkit-border-radius: 20px;
}
Shpjegim:
- “background-color” është ngjyra e sfondit të objektit, për ngjyra të tjera kërkoni për HTML Colors
- “border” është kufizimi i elementit me ndonjë ngjyrë dhe tregon trashësinë e kufizimit p.sh. 1px(Një piksel), solid(kufizim i plotëi objektit).
- “-moz-border-radius” tregon rrezen e objektit për shfletuesin Mozilla Firefox, në këtë rast është 20px nëse bëhet 30px rrezja do të zgjerohet dhe këndet do të bëhen më sferike.
- “-webkit-border-radius” tregon rrezen e objektit për shfletuesit Safari, Google Chrome, në këtë rast është 20px nëse bëhet 30px rrezja do të zgjerohet dhe këndet do të bëhen më sferike.
2. Hapi i dytë
Hapni skedarin ku dëshironi të shfaqet objekti me kënde sferike p.sh. index.html me ndonjë editor si Notepad.
Brenda etiketave <body> </body> vendosni këtë kod, ruajeni dhe pastaj mbylleni:
<body> <div id="kendi"> </div> </body>
Hapni shfletuesin tuaj dhe shikoni se si është krijuar një objekt me kënde të rrumbullakëta.
CSS3 është vërtet argëtuese dhe nuk humbni shumë kohë për imazhe si në CSS2.
Do të shkruaj prap për CSS3 dhe mundësitë e saj.