Basha: Vizat, nuk ka vonesa per shqiptaret
Rozeta Rapushi
Ministri i Brendshem, Lulezim Basha, beri te qarte dje se Shqiperia nuk rrezikon liberalizimin e vizave. Duke hedhur poshte te gjitha zerat dhe akuzat e selise roze, se per shkak te mos permbushjes se kritereve, vendi yne rrezikon te mos perfitoje nga liberalizimi i vizave, Basha tha se Shqiperia pret shume shpejt nje propozim pozitiv nga Komisioni Evropian. “Ka nje keqperdorim te disa mediave nga zoti Rama, i cili ka nxjerre prape nga sirtari endrren e tij se Shqiperia do te penalizohet. E kunderta eshte e vertete. Presim se shpejti nje propozim pozitiv nga Komisioni Evropian qe do t’i hape rrugen nje vendimmarrjeje pozitive, per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare”, siguroi dje ministri i Brendshem. Basha permendi te gjitha takimet e zhvilluara prej tij jave me pare ne Bruksel, ku Shqiperia u vleresua nga komisioneret evropiane per arritjet dhe permbushjen e te gjitha kritereve te kerkuara ne udherrefyesin per liberalizimin e vizave me vendet e Bashkimit Evropian. Duke iu referuar edhe deklarates publike te vetem pak diteve me pare te Komisioneres per Punet e Brendshme dhe Drejtesine, Malstrom dhe eurodeputeteve Kukan dhe Fajon, tha se Komisioni Evropian do te kete nje raport pozitiv per Shqiperine dhe se do te mbahet premtimi per marrjen e vendimit per heqjen e vizave brenda vitit te pare te mandatit te dyte qeverises. Sipas Bashes standardet e vendosura nga Shqiperia, si per sa i perket dokumenteve te identifikimit ashtu edhe ne sigurine e kufijve, jane me te lartat ne rajon. “Shqiperia i ka plotesuar te gjitha kriteret e vendosura per liberalizmin e vizave dhe pretendimet per te kunderten, jane vetem deshira keqdashese te inspiruara nga kreu i PS-se, Edi Rama”, theksoi ministri, duke siguruar edhe njehere se shume shpejt pritet nje vendim i Komisionit Evropian, per liberalizimin e vizave. Keto qendrime ministri Basha i paraqiti ne nje komunikim me median pas takimit me prokurorin e Antimafias se Leces, Cataldo Motta. Basha dhe Motta, ndersa vleresuan bashkepunimin e deritanishem qe ka konsistuar edhe ne finalizimin me sukses te disa operacioneve te rendesishme kunder tentativave per trafik nga grupe te krimit te organizuar, shprehen gatishmerine dhe vendosmerine per intensifikimin e bashkepunimit ne fazen e re te luftes kunder krimit te organizuar qe ka te beje me goditjen dhe konfiskimin e aseteve ekonomiko-financiare te krimit te organizuar. Gjate vizites se zhvilluar ne Bruksel, pak dite me pare, si ministri Basha ashtu edhe kryeministri Sali Berisha, u vleresuan per arritjen dhe permbushjen e kritereve te udherrefyesit per liberalizimin e vizave. Kreret e shtetit shqiptar, u shprehen optimiste se vendimi do te merret brenda dy muajve nga Komisioni Evropian, pavaresisht faktit se kur do te hyje ne fuqi ai. Madje ministri Basha, u shpreh dite me pare se Shqiperia jo vetem qe brenda nje periudhe te shkurter kohore, i ka permbushur te gjitha kerkesat e udherrefyesit per liberalizimin e vizave, por edhe i ka tejkaluar ato. Duke shtuar keshtu se shume shpejt edhe shqiptaret e pajisur me pasaporta biometrike do te mund te levizin pa viza ne te gjitha vendet e Bashkimit Evropian. /Koha Jone/